Ndikim konkret
Puna juaj ndihmon juristët të gjejnë më shpejt informacionin që u duhet.
LIME / CAREERS
LIME po sjell kërkimin ligjor dhe informacionin e gjykatave në një përvojë të vetme. Kërkojmë njerëz që duan të zgjidhin probleme të vështira me kujdes dhe përgjegjësi.
Puna juaj ndihmon juristët të gjejnë më shpejt informacionin që u duhet.
Do të kontribuoni drejtpërdrejt në produkt dhe në mënyrën si përdoren të dhënat.
Pozicioni është remote, me bashkëpunim të afërt me ekipin e LIME.
1 pozicion i hapur
Do të udhëhiqni analizën dhe cilësinë e të dhënave që mbështesin produktet e LIME. Roli përfshin ndërtimin e raporteve dhe modeleve analitike, zbulimin e problemeve në të dhëna dhe kthimin e gjetjeve në vendime të qarta për produktin.
Minimumi 5 vite në analizë të dhënash, Business Intelligence ose rol të ngjashëm, me përvojë në drejtimin e projekteve analitike.
SQL i avancuar dhe përvojë me databaza relacionale si PostgreSQL; Python për analizë me Pandas dhe NumPy; si dhe përvojë me mjete vizualizimi si Metabase, Power BI, Tableau ose Looker Studio. Përvoja me dbt ose mjete ETL është përparësi.
Diplomë universitare në Statistikë, Matematikë, Shkenca Kompjuterike, Ekonomi, Shkenca të të Dhënave ose fushë të përafërt. Përvoja përkatëse mund të merret parasysh.
Mendim analitik, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për t’ua shpjeguar rezultatet qartë edhe kolegëve pa sfond teknik. Njohja e burimeve ligjore shqiptare është përparësi.
Dërgoni CV-në dhe një përmbledhje të shkurtër të përvojës suaj.
careers@lime.al